Manchester Unitedi gati t’ia rrëmbejë Liverpoolit Thiagon

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:18
Manchester Unitedi gati t’ia rrëmbejë Liverpoolit Thiagon

Manchester Unitedi është futur bujshëm në garë për mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara, i cili është synim i Liverpoolit.

Thiago ka vendosur të largohet nga Bayern Munich gjatë kësaj vere, pavarësisht se e ka edhe një vit kontratë me kampionin gjerman dhe evropian.

Unitedi ka biseduar me Thiagon, sipas Dagbaladet, por ndien se kërkesat e spanjollit për pagë janë shumë të larta.

Është përfolur shumë se Liverpooli do t’i sigurojë shërbimet e tij, por kampioni anglez po ngurron ta paguajë shumë e kërkuar nga Bayerni prej 30 milionë eurove për të. 

(Kosova Sot Online)