PSG-ja e dëshiron dyshen e Interit

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 12:53
PSG-ja e dëshiron dyshen e Interit

PSG është gati të bëjë pazar në Milano, më konkretisht te zikaltrit.

Klubi parisien ka filluar lëvizjet për të nënshkruar me mbrojtësin Milan Skriniar, të cilin e shikon si lojtarin ideal për të mbushur boshllëkun e madh, të krijuar pas largimit të Thiago Silva.

Di Marzio raporton se kampionët e Ligue 1 nuk kanë paraqitur ende një ofertë konkrete, por ndërmjetësit kanë filluar procesin e diskutimit.

Kujtojmë se Thiago Silva kohët e fundit u transferua te Chelsea si lojtar i lirë, duke e lënë PSG në hall për përforcime mbrojtëse.

Ndërkohë, PSG ia ka vënë sytë edhe lojtarit tjetër zikaltër, Marcelo Brozovic.

Sipas “Le 10 Sport”, nënkampionët e Evropës janë gati të rivalizojnë me Bayern Munich për këtë objektiv.

Bavarezët janë gjithashtu të interesuar për kroatin, por do të duhet të shesin disa lojtarë për ta financuar këtë operacion.

Pra, nuk mund të veprojnë shpejt. PSG tashmë është në gjendje të paraqesë një ofertë për Brozovic, pasi kërkon të ketë alternativë për të dëmtuarin Marco Verratti.

(Kosova Sot Online)