Rashford i bashkon gjigantët e ushqimit për ta luftuar varfërinë te fëmijët

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:51
Rashford i bashkon gjigantët e ushqimit për ta luftuar varfërinë te fëmijët

Futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford, e ka krijuar një taskforcë me disa prej kompanive më të mëdha të ushqimit në Britani të Madhe, në përpjekje për ta luftuar mungesën e ushqimit te fëmijët.

Sulmuesi 22-vjeçari i Anglisë pati sukses në përpjekjet e tij për ta bindur qeverinë britanike të ndërrojë mendje dhe t’ua zgjatë programin e ushqimit në shkolla fëmijëve gjatë kësaj vere.

Një grup i supermarketeve, bizneseve dhe organizatave të bamirësisë e kanë formuar një taskeforcë për të siguruar ushqim për fëmijët në nevojë.

Rashford ka thënë se beson se ky grup do t’ua ndryshojë fëmijëve jetën për të mirë.

22-vjeçari ka folur edhe për përvojën e vet si përdorues i programit ushqimor të shkollës dhe sesi nëna e tij kishte punuar 14 orë në ditë pa qenë e sigurt se do të ishte në gjendje t’i siguronte ushqim atij tërë muajin.

Synimi i Rashfordit është që sa më pak fëmijë të mbesin të uritur në Britani të Madhe dhe ta kenë një të ardhme të sigurt.

(Kosova Sot Online)