Para takimit me babanë e Messi, bordi i Barcelonës i ndarë

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 19:33
Para takimit me babanë e Messi, bordi i Barcelonës i ndarë

Bordi i Barcelonës ka mosmarrëveshje të thella sa i përket të ardhmes se Leo Messi vetëm një ditë para se Josep Maria Bartomeu do të takohet me agjentin dhe babin e tij, Jorge

Klubi e ka bërë të qartë që Messi nuk do të shihet derisa një klub do ta paguajë klauzolën e lirimit që është në kontratën e tij, e cila ka shifrat e 700 milionë eurove.

Megjithatë, jo të gjithë anëtarët e bordit të Blaugranës janë të lumtur me këtë dhe besojnë që një afrim logjik me një shifër reale duhet të merret në konsideratë pasi që lojtari tashmë ka bërë kërkesën për largim.

Nëse klubi lidhet për klauzolën e lirimit 70 milionë euro, kjo do të thotë që Messi do të irritohet edhe më shumë dhe kështu nuk do të luante fare derisa vitin e ardhshëm do të largohej pa para.

Në anën tjetër, shitja e Messi do të ndihmonte gjendjen financiare të klubit i cili e ka gjetur vetën në humbje të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe si argjentinasi ashtu edhe klubi dëshirojnë që të ndahen në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin.

Është e qartë që askush në Barcelonë nuk dëshiron që Messi të largohet por e pranojnë që largimi i tij do t’i jepte një shtysë ekonomike klubit, me të cilat para ata do ta përgatitin klubin për jetë edhe pas largimit të numrit 10.

Çfarëdo që të ndodh, Bartomeu ka nevojë që ta bëjë një zgjidhje të shpejt derisa Jorge Messi vetëm ka ateruar në Barcelonë sot. 

(Kosova Sot Online)