“Kur të pensionohem, do të them se e kam stërvitur Kroosin” – Zidane e lartëson mesfushorin gjerman

  • S.A /
  • 02 September 2020 - 10:10
“Kur të pensionohem, do të them se e kam stërvitur Kroosin” – Zidane e lartëson mesfushorin gjerman

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka lartësuar mesfushorin e vet, Toni Kroos, duke e quajtur lojtar spektakolar të cilin do ta veçojë si ndër të paktën të cilin e ka pasur nderin ta stërvit pasi të pensionohet.

Kroos iu bashkua Madridit nga Bayern Munich më 2014 dhe i ka ndihmuar gjigantit spanjoll t’i fitojë dy tituj në La Liga dhe tre në Ligën e Kampionëve.

Zidane e ka stërvitur Kroosin që prej vitit 2016 në dy periudha të ndara dhe thotë se nuk ka dyshim se gjermani do të pensionohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të këtij sporti.

“Ai do të mbahet në mend si lojtar spektakolar, si njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e vet”, tha Zidane për Kroosin.

“Kur erdha në Madrid, mund ta paramendoni, isha shumë i lumtur që isha trajner i tij”, shtoi ai.

“Është e vërtetë se kur të pensionohem do të jem në gjendje të them se i kam stërvitur Cristiano Ronaldon, Gareth Bale, Luka Modric, Sergio Ramos. Por do të them po ashtu se e kam stërvitur edhe Toni Kroos”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )