Befason Haaland: Do të isha reper ose bujk, nëse nuk do të bëhesha futbollist

  • S.A /
  • 02 September 2020 - 11:24
Befason Haaland: Do të isha reper ose bujk, nëse nuk do të bëhesha futbollist

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka thënë se do të ishte reper apo bujk, nëse nuk do të ishte bërë futbollist, si dhe e ka theksuar dëshirën për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Haaland u bë njëri prej futbollistëve me të ardhmen më të ndritur në futbollin evropian, kur i shënoi 28 gola në 22 paraqitje për Red Bull Salzburg në gjysmën sezonin e tij të parë në edicionin 2019/20. Gjashtë prej atyre golave i shënoi në Ligën e Kampionëve, duke i nxitur klubet e mëdha si Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Juventusi të shfaqin interesim të madh për të.

Megjithatë, Dortmundi e fitoi përfundimisht garën për të, pasi arriti marrëveshje me Slazburgun për 20 milionë euro, pak ditë para se të hapej afati kalimtar i dimrit. 20-vjeçari e ka bartur formën e lartë prej Austrisë në Gjermani, duke i shënuar 13 gola në 15 ndeshje për Dortmundin. I pyetur se çfarë e nxit të çohet dhe të stërvitë çdo ditë, Haaland tha: “Vetëm një gjë… dëshira për t’u bërë më i miri në botë”. Ndërsa, pyetur se çfarë rruge do të ndërmerrte sikur mos të bëhej futbollist, sulmuesi norvegjez ishte i shkurtër: “Reper ose bujk”.

(Kosova Sot Online )