Asnjë rast me Covid-19 në Kombëtaren e Shqipërisë

  • S.A /
  • 02 September 2020 - 12:03
Asnjë rast me Covid-19 në Kombëtaren e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka marrë dritën e gjelbër për të udhëtuar drejt Minskut për takimin e saj hapës kundër Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, pasi të gjitha rezultatet e testeve për Covid-19 u janë kthyer negative.

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë të premten në Minsk, para se ta presë Lituaninë në Tiranë të hënën, për dy takimet e Ligës C në Ligën e Kombeve.Kuqezinjtë e zhvilluan sot në mëngjes stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bjellorusisë. Në një njoftim për media, Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF), njoftoi se i ka kryer edhe testet për koronavirus dhe rezultat i kanë dalë negative.

“Skuadra dhe i gjithë delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. Trajneri Edi Reja nuk do të mundë të llogarisë në tre futbollistë të dëmtuar, megjithat. “Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismailaj kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen.” “Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.”

(Kosova Sot Online )