Hidhet shorti i Serie A: Derbi Inter – Milan në javën e katërt

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 12:58
Hidhet shorti i Serie A: Derbi Inter – Milan në javën e katërt

Serie A e ka publikuar orarin e ndeshjeve të sezonit të ri 2020/21 në Serie A, pas shortit që u hodh sot, me javën e parë që ka vënë përballë Lazion me Atalantën, Juventusin me Sampdroian, Parmën me Napolin dhe Veronën me Romën.

Sezoni i ri në Serie A nis më 19 dhe 20 shtator, ndërsa përfundon me javën e fundit më 23 maj 2021.

Gjashtë xhiro do të luhen në mesjavët e 16 dhe 23 dhjetorit, 6 janarit, 2 shkurtit, 21 prillit dhe 12 majit.

Pushimet për t’i lënë hapësirë ndeshjeve të Kombëtareve do të jenë më 11 tetor, 15 nëntor dhe 28 mars.

Për shkak se sezoni nis me vonesë, nuk do të ketë pushim të zgjatur dimëror, prandaj ai do të jetë nga 24 dhjetori deri më 2 janar.

Derbi i parë i sezonit të ri do të luhet në xhiron e katërt, mes Interit dhe Milanit. 

(Kosova Sot Online)