Havertz i kryen testet mjekësore, para kalimit në Chelsea për 100 mln euro

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 15:36
Havertz i kryen testet mjekësore, para kalimit në Chelsea për 100 mln euro

Kai Havertz i ka kryer me sukses testet mjekësore me Chelsean, para se t’i bashkohet klubit londinez nga Bayer Leverkusen për 100 milionë euro, sipas mediave gjermane.

Chelsea është pajtuar ta blejë 21-vjeçarin për një shumë rekorde për klubin, duke i paguar 80 milionë euro fillimisht, e pasta edhe 20 milionë euro bonuse.

Sipas gazetës Bild, Havertz i kreu testet mjekësore me Chelsean në Londër të dielën dhe pastaj iu bashkua Kombëtares së Gjermanisë të hënën për ndeshjet e shtatorit.

Havertz do të jetë blerja e gjashtë e Chelseat këtë verë, pas Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Thiago Silva and Malang Sarr. 

(Kosova Sot Online)