Futbollistet e Brazilit do të paguhen njëlloj si futbollistët

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 10:19
Futbollistet e Brazilit do të paguhen njëlloj si futbollistët

Brazilia ka njoftuar se do të bëhet ndër kombet e pakta që do t’i paguajë barabartë ekipet kombëtare të vashave dhe meshkujve. Futbollistja më e mirë braziliane, Marta, do të paguhet ngjashëm i Neymari, Gabriel Jesusi dhe Roberto Firmino.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Rogerio Caboclo, ka thënë se nuk do të ketë më dallime gjinore në futbollin brazilian.

“Federata e Brazilit do ta bëjë ndarjen e parave në mënyrë të barabartë për futbollin e vashave dhe të meshkujve, që nënkupton se futbollistet do të fitojnë njëjtë si futbollistët”, tha Caboclo.

Brazili i bashkohet Australisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re në mesin e kombeve të vetme që i paguajnë futbollistet po aq sa futbollistët.

Kjo pagesë do të vlejë për ekipet që marrin pjesë në Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, si dhe në turnet e Kupës së Botës. Vitin e kaluar, kampionia e Botës, ekipi kombëtar i vashave të SHBA-së, e paditi Federatën amerikane, duke e akuzuar për diskriminim në pagesat dhe kushtet. Gjykata e hodhi poshtë padinë e tyre, por futbollistet amerikane s’u dorëzuan dhe u ankuan ndaj atij vendimi.

(Kosova Sot Online )