Del Piero i habitur sesi Juve e emëroi Pirlon trajner

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 12:01
Del Piero i habitur sesi Juve e emëroi Pirlon trajner

Alessandro Del Piero ka thënë se ishte befasuar tej mase kur e kishte kuptuar se Juventusi e ka emëruar Andrea Pirlon në postin e trajnerit të ekipit të parë, edhe pse beson se ish-bashkëlojtari i tij do ta shndërrojë në sukses këtë mundësi.

Juventusi e shkarkoi Maurizio Sarrin pas vetëm një sezoni dhe e zëvendësoi atë me fituesin e Kupës së Botës, Pirlon, i cili karrierën si trajner do ta nisë më kampionin italian. Del Piero, ish-kapiten i Juves, nuk kishte pritur që ish-shokut të tij në Kombëtaren e Italisë do t’i besohej stoli i bardhezinjve.

“U habit shumë sepse është shumë herët për të të jetë në këtë pozitë. U habit sepse mendoja se Juventusi po shkonte në tjetër drejtim”, tha Del Piero. “Kjo është sfidë e madhe për të gjithë, por klubi është shumë i fortë dhe ekipi është shumë e fortë dhe Andrea është djalosh shumë i mirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )