Modric e paralajmëron Hazardin

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 12:04
Modric e paralajmëron Hazardin

Luka Modric ia ka bërë me dije Eden Hazardit se duhet të jetë 100% gati sezonin e ardhshëm pasi në të kundërtën, njerëzit do ta kryqëzojnë pas sezonit të parë tmerrues. Pasi iu bashkua skuadrës së Zinedine Zidane në vitin 2019 nga Chelsea, belgu ka vuajtur shumë me lëndime dhe bëri vetëm 22 paraqitje në edicionin debutues duke shënuar vetëm 1 gola. Statistika zhgënjyese nga ato të një sezoni më parë, kur në 52 paraqitje me Chelsean shënoi 21 gola.

“Eden është djalosh, lojtar special, por ai luante me dhimbje dhe kur jeni në fushë, njerëzit gjithmonë presin më të mirën nga ti. Ata nuk duan t’ia dinë nëse keni probleme”, tha Modric për AFP. “Kam folur me të dhe i kam thënë, ‘Eden, ndoshta nuk duhet të luash tani dhe të fokusohesh në rikuperim pasi sezonin e ardhshëm duhet të jesh në më të mirën tuaj. Ky është një sezon ku po mësoheni me gjithçka, por sezonin tjetër ju duhet të jeni gati 100% dhe nëse jo, atëherë do të jetë shumë e vështirë”. “Shpresojmë që ai të kthehet pa ndonjë problem dhe jam i sigurt se do të tregojë kualitetet që ka dhe se përse e bleu klubi sepse do të kemi nevojë shumë për të”.

(Kosova Sot Online )