“Messi do të shkëlqente te Man City në Premierligë”

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 12:51
“Messi do të shkëlqente te Man City në Premierligë”

Lionel Messi do të ishte “më i miri në çdo ligë” dhe mund të shkëlqejë në futbollin anglez, sipas ish trajnerit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino. Messi ka thënë Barcelonës së dëshiron të largohet pas sezonit luhatës në Camp Nou, ku Reali ia rrëmbeu La Ligën, derisa në Champions League u turpëruan 8-2 nga Bayern Munich. Ai nuk është i lumtur me situatën në Barcelonë, sidomos që pas largimit të Neymar Junior dhe mos angazhimit të Josep Maria Bartomeus për ta rikthyer atë.

“Nuk e di nëse Barcelona ka bërë mjaftueshëm për ta kthyer Neymarin”, tha Messi i zhgënjyer vitin e kaluar, pasi shpresonte te një ribashkim i MSN-së pasi negociatat veç kishin nisur mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain. Kështu, duket se Leo është ngopur dhe dëshiron patjetër të largohet, ai nuk është duke shkuar as në stërvitje. Manchester City raportohet të jetë skuadra më e interesuar për të dhe parashikohet një ribashkim me ish trajnerin, Pep Guardiola.Messi, 33-vjeçar, ka klauzolë lirimi 700 milionë euro dhe për t’u larguar, Barcelona duhet t’ia heqë atë, sikur bëri Real Madridi në vitin 2018 me Cristiano Ronaldon. Sido që të jetë, sipas Pochettinos Messi do të shkëlqejë kudo që do të shkojë, edhe në Premierligë të Man City.

Ai ka thënë për Ole: “Gjithçka mund të ndodhë. Messi mund të luajë kudo që dëshiron; Spanjë ose në Premierligë. Ai është gati për të qenë më i miri në ligë”.

(Kosova Sot Online )