Arrihet ujdia për Havertz: Chelsea pajtohet t’ia paguajë 100 mln euro Leverkusenit

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 15:52
Arrihet ujdia për Havertz: Chelsea pajtohet t’ia paguajë 100 mln euro Leverkusenit

Kai Havertz është buzë kalimit në Chelsea nga Bayer Leverkusni, pasi klubet kanë arritur marrëveshje për çmimin e tij, 80 milionë euro të gatshme plus 20 milionë euro të tjera bonuse.

Bisedimet mes Chelseat dhe Leverkusenit për përfaqësuesin gjerman zgjatën disa javë dhe u përmbyllën me sukses këtë të mërkure Havertz është blerja më e shtrenjtë në histori të Chelsea.

21-vjeçari, i cili mezi pret t’i bashkohet skuadrës së Frank Lampard, nuk i ka kryer ende testet mjekësore, sepse është i zënë me ekipin kombëtar gjerman për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Zvicrës.

Rekordi i kaluar i Chelseat ishte blerja e Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao për 80 milionë euro.

(Kosova Sot Online )