Lazio prezanton fanellën e re për Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 19:05
Lazio prezanton fanellën e re për Ligën e Kampionëve

Lazio janë kthyer në Ligën e Kampionëve pas 13 viteve dhe kanë prezantuar fanellën e re për trofeun më të çmueshëm europian

“Aquile”, të cilët përfunduan në vendin e katër në Serie A gjatë sezonit 2019/20, kanë prezantuar fanellën që i dedikohet Ligës së Kampionëve.

Fanella ka një vijë të zezë në krah që është e kufizuar me shirita të artë, që gjenden po ashtu në krah.

Portieri i ri Pepe Reina dhe mesfushori brazilian Lucas Leiva kanë prezantuar fanellën e re të Lazio që do të vishet gjatë Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-21. 

 

(Kosova Sot Online)