“Doja të largohesha nga Unitedi menjëherë pas stërvitjes së parë”

  • S.A /
  • 04 September 2020 - 08:36
“Doja të largohesha nga Unitedi menjëherë pas stërvitjes së parë”

Alexis Sanchez ka bërë të ditur se dëshironte të largohej nga Manchester United dhe të kthehet në Arsenal menjëherë pas stërvitjes së parë me “Djajtë e Kuq”.

Ish sulmuesi i Barcelonës la Emirates për Old Trafford në janar të vitit 2018 dhe dështoi të bëjë diçka për dy sezone për t’u transferuar fillimisht në formë huazimi te Interi vitin e kaluar.

Sanchez nuk luajti shumë as te Interi në sezonin e parë, por ai ndihej mirë me trajnerin, Antonio Conte dhe klubi vendosi që ta mbajë në skuadër, duke e transferuar me parametra zero.

“Pas stërvitjes së parë kuptova shumë gjëra. Erdha në shtëpi dhe i thash familjes sime dhe menaxherit nëse mund ta shkëpusë kontratën dhe të kthehem në Arsenal, diçka nuk më përshtatej, por tashmë kisha nënshkruar”, tha Sanchez.

“Muaj kaluan dhe ndjenja ishte e njëjtë. Nuk ishim të bashkuar si ekip atëherë”.

“Gazetarët gjithashtu flisnin pa ditur gjë dhe kjo më lëndonte. Ish lojtar gjithashtu flisnin dhe nuk e kishin idenë se çfarë po ndodh në klub. Ata më lëndonin”.

(Kosova Sot Online )