“Nuk më mjafton titulli i përkohshëm, dua atë që mban Fury”

  • S.A /
  • 04 September 2020 - 11:47
“Nuk më mjafton titulli i përkohshëm, dua atë që mban Fury”

Boksieri rus Alexander Povetkin, pas triumt me KO ndaj britanikut Dillian Whyte, ka “rrëmbyer” titullin e përkohshëm të kampionit të botës në kategorinë WBC.

Titullin kampion të këtij Divizioni e mban boksieri tjetër britanik Tyson Fury, që pritet të duelojë në dhjetor ndaj Deontay Wilder. Gjithsesi, Povetkin e sheh veten si kandidat për të dueluar ndaj Fury për titullin kampion bote këtë vit ose më 2021-shin dhe nuk i fsheh synimet e tij.

Ndërkohë që, po projektohet revanshi me Whyte këtë fundvit.

“Nuk kënaqem me faktin që jam kampion i përkohshëm i botës. Përpara meje shfaqet mundësia për të qenë kampion bote dhe të dueloj ndaj Fury apo Wilder. Ndaj, dua të fitoj titullin kampion. Ky do të ishte një sukses i madh për mua dhe kjo është ajo që synoj për të ardhmen”, tha Povetkin.

(Kosova Sot Online )