“Nuk e dua Messin në Premierligë”

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 13:10
“Nuk e dua Messin në Premierligë”

Robertson ka vuajtur sa herë që ka luajtur kundër Messit, andaj e dëshiron sa më larg Premierligës.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson, nuk dëshiron që Lionel Messi të transferohet në Premierligë.

Arsyeja? Sepse nuk do të jetë ne ekipin e tij.

“Kam luajtur dy herë kundër tij dhe ndeshje të vështira s’kam pasur asnjëherë në karrierë si ato. Nuk dua as ta mendoj. Liverpooli është përjashtuar si mundësi për ta blerë. Kështu që nuk e dua afër Premierligës, shpresoj të vazhdojë kështu”, u shpreh ai.

Raportohet se Manchester City e do Messin, por jo me milionat që kërkon Barcelona, derisa Leo mnendonte se mund të largohet me parametra zero, por klauzola që ia lejonte atij të ikte falas, ka përfunduar në qershor dhe kështu është shumë afër qëndrimit edhe një sezon në ‘Camp Nou’.

(Kosova Sot Online)