Komunikata e Messit është gati

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 13:11
Komunikata e Messit është gati

Brenda pak orësh, Lionel Messi zyrtarisht do të zbulojë të ardhmen, nëse do të qëndrojë apo largohet nga Barcelona.

Kështu raportojnë gjitha mediat në Spanjë, sipas të cilave gjithçka do të sqarohet përmes një komunikate.

Sipas AS, në këtë komunikatë gjithashtu Leo do t’i përgjigjet La Ligës dhe do të jetë zyrtare brenda pak orëve.

Derisa “Sphera Sports”, raporton se në këtë komunikatë Leo do të konfirmojë zyrtarisht se ka vendosur të qëndrojë deri në vitin 2021.

"Kosova Sot Online " do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin e Leo Messit…

(Kosova Sot Online)