Messi arrin në zyre për t’u takuar me avokatët e tij

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 14:26
Messi arrin në zyre për t’u takuar me avokatët e tij

Jorge Messi ka arritur në zyrat e fondacionit ‘Messit’ ku do të takohet me avokatët e Lionel Messit.

Derisa pritet që brenda pak orësh Messi me një mesazh të zbulojë të vërtetën, nëse do të qëndrojë apo jo, avokatët kanë përgatitur një komunikatë për t’iu përgjigjur La Ligës, që ditë më parë reagoi kundër Messit duke thënë se “klauzola 700 milionë euro është valide” dhe se Leo s’mund të largohet falas.

Në zyrat e fondacionit Messi ka arritur edhe vëllai i Leos, Rodrigo Messi, dy orë me vonesë së babai i tij.

Që të dy u pritën nga gazetarë të shumtë, dhe në pyetjet nëse do të qëndrojë apo largohet Leo Messi – ata heshtën.

Së shpejti pritet të sqarohet e gjithë e vërtetë dhe sot mund të jetë fundi i telenovelës ‘Messi’. 

(Kosova Sot Online)