Mesazhi i Hadërgjonajt pas barazimit me Moldavinë

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 14:28
Mesazhi i Hadërgjonajt pas barazimit me Moldavinë

Hadërgjonaj ka kërkuar të harrohet ndeshja me Moldavinë dhe që ekipi të fokusohet për Greqinë, një tjetër sfidë shumë e vështirë për ‘Dardanët.

Kosova e ka nisur me barazim aventurën në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ barazuan 1-1 me Moldavinë në ndeshjen e parë që u zhvillua në Itali.

Natyrisht, objektivi ishin tri pikët dhe kjo i ka zhgënjyer edhe futbollistët.

Florent Hadërgjonaj, që u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Mërgim Vojvodës, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Shkuam për fitore, por nuk e arritëm atë që deshëm. Gjithsesi do të rikthehemi më të fortë dhe tani fokusi është për të dielën”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook.

Të dielën, në “Fadil Vokrri”, Kosova, edhe kësaj radhe pa lojtarin e 12-të, tifozët – do të kërkojë të bëjë maksimumin për t’i marrë pikët e plota kundër Greqisë. 

 

Shkuam për fitore, por nuk e arritëm atë që deshëm. Gjithsesi do të rikthehemi më të fortë dhe tani fokusi është për të dielën. #FH2 ë

Publiée par Florent Hadergjonaj sur Vendredi 4 septembre 2020

(Kosova Sot Online)