Jorge Messi i reagon La Ligës: “Leo nuk ka klauzolë 700 milionë euro”

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 15:18
Jorge Messi i reagon La Ligës: “Leo nuk ka klauzolë 700 milionë euro”

Çfarë po ndodh në të vërtetë me Lionel Messin?

Edhe zyrtarisht, Jorge Messi, babai i Lionel Messit, i ka reaguar La Ligës përmes një komunikate.

I këshilluar nga avokatët e tij pas analizave dhe diskutimeve të shumta, Jorge ka marrë guximin të reagojë kundër La Ligës duke ia ka bërë të qartë se klauzola 700 milionë euro që ata pretenduan me 30 gusht se është valide, nuk ekziston.

“Leo nuk ka klauzolë 700 milionë euro”, thuhet në komunikatën e Jorge Messi.

“Ne nuk e dimë se çfarë kontrate kanë analizuar ata (la liga), dhe cilat janë bazat mbi të cilat ara vijnë në përfundim se ajo kontratë e ka një klauzolë të zbatueshme në rast se lojtari vendos që në mënyrë të njëanshme ta shkëputë kontratën. Ky duhet të jenë një gabim i qartë nga ana e tyre”.

“Është e qartë se klauzola prej 700 milionë eurove nuk është e aplikueshme pas sezonit 2019/20, nuk vlen”. 

(Kosova Sot Online)