Vazhdon ‘lufta’, La Liga i reagon zyrtarisht Messit

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 15:24
Vazhdon ‘lufta’, La Liga i reagon zyrtarisht Messit

“Klauzola 700 milionë euro është valide”, gjithnjë sipas La Ligës.

Pak minuta pasi Jorge Messi, babait i Lionel Messit, përmes një komunikate deklaroi se “Klauzola prej 700 milionë eurove nuk vlen pas sezonit 2019/20”, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i La Ligës.

Shkurt me me pak fjalë, në komunikatën e La Ligës shkruhet: “Klauzola 700 milionë euro është valide”.

Lufta tashmë ka nisur mes Messit dhe La Ligës, por se kush do të fitojë në fund, mbetet të shihet. 

(Kosova Sot Online)