Inzaghi flet për transferin e Muriqit: Ne do të veprojmë së shpejti

  • S.A /
  • 04 September 2020 - 16:44
Inzaghi flet për transferin e Muriqit: Ne do të veprojmë së shpejti

Ka disa muaj që flitet për një transferim të Vedat Muriqit në Lazio nga Fenerbahce

Edhe pse është thënë që marrëveshja ka përfunduar, zyrtarizimi ende nuk ka ndodhur por kjo mund të ndodh pas ndeshjeve të Kombëtarëve. Kështu se paku ka bërë me dije trajneri i Lazios Philippe Inzagji ku ka folur për Muriqin dhe transferimin e Fares.

“Ne jemi duke folur me ekipet respektive dhe po ua bëj me dije atyre se ‘ne do të jemi gati”, ka thënë Inzaghi. Kujtojmë se Lazio i ka dy objektiva. Fares është lojtar i SPAL kurse Vedat Muriqi luan për ekipin turk të Fenerbahçe.

(Kosova Sot Online )