Shqipëria e fillon Ligën e Kombeve në Bjellorusi

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 20:04
Shqipëria e fillon Ligën e Kombeve në Bjellorusi

Shqipëria do ta fillojë edicionin e dytë të Ligës së Kombeve në Minsk të Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare ka startuar me formacionin 4-1-4-1, një formacion ky i balancuar i Edi Reja me sulmues Rej Manajn.

Në portë për Shqipërinë ka startuar Strakosha kurse katërshja mbrojtëse është Hysaj, Demaku, Xhimshiti dhe Veseli.

Jurgen Gjasula paraqitet si mesfushor defansivë kurse para tij do të luajnë Abrashi e Bare.

Në krah paraqiten Trashi dhe Çikaleshi.

Kjo është ndeshja e parë e Shqipërisë që e luan kundër Bjellorusë derisa Shqipëria gjendet në Grupin e katër të Ligës C të Kombeve bashkë me Lituaninë, Kazakistanin dhe Bjellorusinë. 

(Kosova Sot Online)