Anglia e “deklason” Kosovën me 5 gola midis Prishtine

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 21:08
Anglia e “deklason” Kosovën me 5 gola midis Prishtine

Anglia U21 e ka deklasuar me rezultat të thellë Kosovën në “Fadil Vokrri” duke e mundur atë më rezultat 0-6.

Kosova U21 është deklasuar me rezultat 0-6 në Prishtinë nga Anglia U21

Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0 dhe u shpresua që Kosova do të bënte më shumë në pjesën e dytë.

Por, nuk doli ashtu.

Anglia filloi që të sulmoi dhe shënoi gjashtë gola për 45 minuta.

Eddie Nketiah do të shënonte tre golat e parë për Anglinë. Fillimisht me kokë në minutën e 51-të dhe mandej edhe dy gola në minutën e 55 dhe 60.

Serinë e golave anglezët e vazhduarn edhe në minutat në vijim duke shënuar edhe dy herë.

Talenti i tjetër i Arsenalit, Nelson do të shënonte në minutën e 66-të, kurse në 10 minutat e fundit shënuan edhe Ryan Sessegnon (82) dhe Jude Bellingham në minutën e 85-të.

(Kosova Sot Online)