Italia barazon me Bosnjën, Holanda mposhtë Poloninë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 23:09
Italia barazon me Bosnjën, Holanda mposhtë Poloninë

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e parë në kuadër të Ligës A të Kombeve ndërmjet Italia-Bosnja dhe Holnda-Polonia. Bosnja ishte shumë afër fitores por italianët barazuan pak minuta më pas, derisa Holanda fitoi me rezultat të ngushtë kundër Polonisë 1-0

Liga A e Kombëve ka Kombëtare interesante në një grup dhe sonte ishte nata e Grupit të Parë të kësaj lige ku u përballen Italia-Bosnja dhe Holanda-Polonia.

Italia-Bosnja 1-1

Ishte një ndeshje interesante ku dominoi Italia por ishin të parët boshnjakët që kaluan në epërsi.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte sulmuesi i Romës, Edin Dzeko që do të shënonte në minutën e 58-të te ndeshjes pas një ndërprerje.

Megjithatë, italianët do të barazonin në minutën e 67 me anë të Stefano Sensit.

Ky doli të jetë edhe rezultati final i kësaj ndeshjeje.

Holanda-Polonia

Edhe një ndeshje interesante në kuadër të grupit të parë të Ligës A te Kombeve.

Polonia u mbrojtë më shumë në këtë takim derisa holandezët golin e parë e shënuan tek pas një ore lojë.

Edhe në këtë ndeshje, pjesa e parë përfundoi barazim 0-0.

Në minutën e 61 Holanda do të kalonte në epërsi me anë të Steven Bergwijn.

Me këtë fitore, Holanda e merr kryesimin në grup me tre pikë, kurse vendin e dytë dhe të tretë e ndajnë Bosnja me Italinë kurse në vendin e fundit është Polonia. 

(Kosova Sot Online)