“Fëmijët nisën të qajnë kur iu tregova se do të largohemi nga Barcelona”

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 09:03
“Fëmijët nisën të qajnë kur iu tregova se do të largohemi nga Barcelona”

Lionel Messi do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës.

Këtë do ta bëjë falë insistimit të Josep Maria Bartomeus dhe Barcelonës, që nuk pranuan ta lënë të lirë futbollistin, ani pse Messi disa herë tregoi në intervistën për GOAL se dëshira e tij ishte të largohet.

Ai ka treguar edhe një moment prekës me familjen e tij kur kishte marrë vendimin që të largohet nga Barcelona.

 

“Kur i tregova dëshirën për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e vërtetë”, ka thënë Messi.

“Të gjithë filluan të qanin. Fëmijët nuk dëshironin të largoheshin nga Barcelona, nuk donin të ndërronin shkollën. Djali im, familja ime, ata janë rritur këtu. Nuk kishte asgjë të keqe ideja për t’u larguar. Më duhej, edhe klubit i duhej dhe ishte në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Messi.

Ai ka folur edhe për vendimin e ri që të mos largohet nga Barcelona.

“Tash do të vazhdoj të luaj në Barcelonë sepse presidenti më tha se mënyra e vetme për t’u larguar ishte pagimi i klauzolës në vlerë 700 milionë euro ose gjithçka do të shkonte përmes rrugës ligjore, dhe këtë nuk e dua unë sepse ky klub do të thotë gjithçka për mua”.

“Unë kurrë nuk do të shkoja në gjyq kundër klubit të zemrës sime, prandaj do të qëndroj te Barcelona”.

(Kosova Sot Online )