“Do të më kishte pëlqyer një marrëveshje miqësore mes Barçës dhe Messit”

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 13:15
“Do të më kishte pëlqyer një marrëveshje miqësore mes Barçës dhe Messit”

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ka folur për telenovelën e verës, mes Lionel Messit dhe Barcelonës.

Në fund, fitoi Barça pasi deshi apo s’deshi, Messi u detyrua të qëndrojë për shkak të klauzolës 700 milionë euro dhe se nuk dëshiron të shkojë në gjyq me klubin e jetës së tij.

Pra, qëndrimi i Messit nuk vjen nga ndonjë marrëveshje, por është qëndrim i detyruar dhe kjo e shqetëson Luis Enriquen.

“Unë nuk e di nëse duhet të prononcohem për Messin… por do ta bëj. Unë mendoj se klubet janë mbi të gjithë njerëzit, lojtarët dhe presidentët. Barcelona, ëe themeluar në 1899, është një nga më të mirat në botë, pasi gjithmonë ka fituar tituj. Është e qartë se ka pasur një marrëdhënie të mrekullueshme. Leo e ka bërë Barçën të rritet në mënyrë mahnitëse, por unë do të doja shumë më tepër nëse do të ishte arritur një marrëveshje miqësore. Herët ose vonë Messi do të ndalojë së luajturi në Barça. Është mirë të jenë mirënjohës të dy palët dhe do të ishte mirë nëse do të kishte qenë miqësore. Barcelona do të vazhdojë të fitojë tituj pa Messin, dhe Messi do të vazhdojë të jetë një futbollist i mrekullueshëm”, u shpreh ai. 

(Kosova Sot Online)