Suarez një hap larg Juventusit, 10 milionë euro neto deri në vitin 2022

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 14:12
Suarez një hap larg Juventusit, 10 milionë euro neto deri në vitin 2022

Suarez do të luajë me Cristiano Ronaldon në Juventus sezonin 2020/21.

Luis Suárez është një hap larg Juventusit.

Akordi mes Juventusit dhe lojtarit është afër që të arrihet. Sipas MARCA, lojtari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi dhe një tjetër.

Ai do të fitojë 10 milionë euro netos në sezon.

Kurse ende nuk është bërë e ditur cila do të jetë shifra e transferimit, klubet janë duke diskutuar.

Leo Messi do të humbasë shokun më të mirë në Barcelonë, me të cilin ka qenë i pandashëm që nga viti 2014 dhe së bashku kanë fituar Ligën e Kampionëve, katër tituj të La Ligës dhe shumë trofe tjerë.

Te Juve, Suarez do të gjejë Cristiano Ronaldon, rivalin e përjetshëm të Messit.

(Kosova Sot Online)