Për shkak të pickimit nga bleta, Ronaldo humb ndeshjet e Nations League

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 14:32
Për shkak të pickimit nga bleta, Ronaldo humb ndeshjet e Nations League

Bleta ia humb Ronaldos ndeshjen me Kroacinë, ndoshta edhe atë kundër Suedisë – që të dyja në kuadër të Nations League.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është jashtë për ndeshjen që Portugalia do ta zhvillojë sonte me Kroacinë për shkak të një pickimi nga bleta.

35-vjeçari nuk është pjesë e skuadrës për Nations League dhe ka qenë jashtë për disa ditë.

Raportohet se infeksioni i tij është në këmbën e djathtë, dhe është duke e trajtuar me medikamente – besohet të jetë pickuar nga një bletë.

“Dyshoi se ai do të jetë 100% OK”, tha trajneri i Portugalisë, Fernando Santos.

“Ai ishte duke u stërvitur mirë, pastaj papritmas të mërkurën një nga gishtat e tij ishte skuqur, mund të jetë pickuar nga një bletë. Tani duhet të presim. Me një infeksion, ju nuk e dini se sa kohë do të zgjasë shërimi”. 

(Kosova Sot Online)