Messi pritet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën të hënën

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 09:40
Messi pritet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën të hënën

Lionel Messi pritet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën të hënën, për herë të parë që prej se e kërkoi largimin nga klubi.

Kapiteni i gjigantit katalonas do të ushtrojë për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të ri të Barçës, Ronald Koeman, sapo ta kalojë testin për koronavirus.

Sulmuesi argjentinas nuk shkoi në qendrën stërvitore të Barcelonës të shtunën, një ditë pasi vendosi se do të qëndrojë në klub edhe këtë sezon.

Messi, i cili e ka vetëm edhe një vit kontratë me katalonasit, vendosi të qëndrojë sepse, siç tha të premten, nuk deshi ta çonte në gjykatë klubin që e dashuron.

Barcelona s’ia plotësoi dëshirën lojtarit më të mirë në historinë e vet për t’u larguar falas këtë verë, duke këmbëngulur në klauzolën e lirimit të tij në vlerë 700 milionë euro.

Ndërkohë, Philippe Coutinho i është bashkuar skuadrës në stërvitje, pasi u rikthye nga huazimi në Bayern Munich.

Barcelona do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të shtunën më 12 shtator, kundër Nastic. 

(Kosova Sot Online)