
Lexoni edhe:
Lufta për Kosovën po vazhdon...!!!
Paris Saint-Germain ishte tunduar nga qëllimi i Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona këtë verë, e ka pranuar drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo.
Superylli argjentinas e tronditi botën e futbollit kur i bëri të ditur qëllimin për t’u larguar falas nga gjiganti spanjoll ketë verë. Barcelona, megjithatë, këmbënguli se blerësi i Messit duhej ta paguante klauzolën e lirimit të tij në vlerë 700 milionë euro.
Lufta për Kosovën po vazhdon...!!!Lexoni edhe:
Messi zbuloi më pas se ka vendosur të qëndrojë në klub, sepse nuk dëshiron të luftojë në gjykatë kundër Barçës së vet të dashur.
Në mesin e klubeve për të cilat thuhej se Messi do të mundë ta kalonte, ishte edhe PSG-ja.
“Sot, kur mendon për gjendjen financiare, është e komplikuar”, tha Leonardo për Telefoot, i pyetur nëse PSG-ja ishte e interesuar për Messin.
“Kur na thonë se Messi dëshiron të largohet, ne tundohemi. Thua me vete, a është e mundur kjo? Nuk e di. David Beckham erdhi në Paris Saint-Germain, a do të vinte Messi? S’e di”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )