Hysaj thotë se nuk e meritoi kartonin e kuq, derisa kritikon sulmin e Shqipërisë

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 23:21
Hysaj thotë se nuk e meritoi kartonin e kuq, derisa kritikon sulmin e Shqipërisë

Elseid Hysaj, kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka folur për Super Sport pas ndeshjes me Lituaninë, ku Shqipëria u mposhtë 1-0 në ‘Air Albania’.

Hysaj mori dy të verdhë në këtë takim, një në minutën e 45’ dhe një ën atë të 87’, për t’u përjashtuar nga ndeshja.

“Gabuam në fazën e sulmit, nuk krijuam raste për gol. Ata luanin mirë, por nuk kishin raste shumë. Ne gabuam duke mos krijuar raste për të shënuar golin”.

“Një gjyqtarë duhet të jetë me eksperiencës dhe të kuptoj kush e ka gabim. Njëri prej dy kartonëve duhet të ishte i evitueshëm”. 

(Kosova Sot Online)