PSG-ja e godet federatën franceze për Mbappen

  • S.A /
  • 08 September 2020 - 10:08
PSG-ja e godet federatën franceze për Mbappen

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo e ka kritikuar ashpër Federatën e Futbollit të Francës (FFF), për shkak se nuk e kishte njoftuar klubin se Kylian Mbappe kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19. Mediat raportuan të hënën se 21-vjeçari u infektua me virus dhe se u largua nga kampi i ekipit kombëtar para ndeshjes kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve të martën.

FFF-ja doli me një komunikatë për media menjëherë pasi lajmi u bë publik, por Leonardo thotë se askush prej federatës nuk e kishte njoftuar PSG-në dhe se klubi e kishte marrë vesh në media se njëri prej futbollistëve të vet është infektuar me koronavirus.

“Kjo është plotësisht se papranueshme. Ne e morëm vesh në media se njëri prej lojtarëve tanë është pozitiv (me koronavirus)”, tha Leonardo.

“Ata e publikuan një komunikatë dhe e dërguan lojtarin në shtëpi, por askush prej federatës nuk na e komunikoi këtë. Askush nuk na kontaktoi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )