Fury dhe Wilder kritikohen ashpër nga Joshua: Jam përballur me boksierë më të mirë se ata

  • S.A /
  • 08 September 2020 - 11:10
Fury dhe Wilder kritikohen ashpër nga Joshua: Jam përballur me boksierë më të mirë se ata

Anthony Joshua i ka kritikuar dy rivalët e tij më të mëdhenj të kësaj kohe, duke thënë se është i gatshëm t’i sfidojë të dy, edhe pse këmbëngul se është përballur me boksierë më të mirë se ata. Joshua pati kritika më të mëdha për bashkëkombësin e vet, Fury, për të cilin tha se iu desh tepër shumë kohë për të luftuar për titullin e botës dhe pretendoi se karriera e tij është drejt fundit.

Fury debutoi si profesionit më 2008 dhe e fitoi titullin e parë të botës kundër Wladimir Klitschkos shtatë vjet më vonë, në luftën e 25-të në karrierë. Joshuas iu deshën vetëm tri vjet dhe 16 luftëra për ta arritur këtë.“Fury është profesionist shumë më gjatë së unë. Ai duhet të kërkojë të pensionohet shumë shpejt”, tha Joshua, kampion i botës në kategorinë e rëndë në IBF, WBA dhe WBO. Fury, ndërkohë, është kampion në divizionin tjetër, WBC. “Nëse ai dëshiron ta vulosë legasinë e vet, ja ku më ka”, shtoi ai. Joshua dhe Fury kanë rëndë në ujdi për kushtet financiare për dy meçe në vitin 2021, për të luftuar për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës. Por për të arritur te ajo përballje, Joshua duhet t’i mbrojë titujt së pari kundër Kubrat Pulev në dhjetor, ndërsa Fury kundër Deontay Wilderit. “Do ta sfidoj Furyn, do ta sfidoj Wilderin. Këta dy nuk janë emrat më të mëdhenj kundër të cilëve kam luftuar në karrierën time. Ata janë thjesht dy boksierë të tjerë në kategorinë e rëndë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )