Konfirmohet lëndimi i rëndë i Zaniolos, do të operohet për herë të dy brenda 8 muajve

  • S.A /
  • 08 September 2020 - 11:16
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Zaniolos, do të operohet për herë të dy brenda 8 muajve

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, do të operohet nesër, pasi testet mjekësore kanë konfirmuar se ai i ka lënduar rëndë ligamentet e gjurit për herë të dytë brenda tetë muajve. Roma konfirmoi se mesfushori sulmues, i cili e këputi ACL-në gjatë një ndeshjeje kundër Juventusit në janar, duhet të operohet sërish.

Zaniolo u detyrua ta braktisë fushën në pjesën e parë në fitoren e Italisë 1:0 kundër Holandës në Ligën e Kombeve të hënën. Të martën në mëngjes, ai kreu teste mjekësore të cilat e konfirmuan lëndimin e rëndë. “Nicolo Zaniolo do të operohet të mërkurën pasi testet mjekësore sot konfirmuar se ai e ka këputur komplet ligamentin”, njoftoi Roma në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )