Në Serie A tifozët s’lejohen në stadium deri më 7 tetor

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 12:29
Në Serie A tifozët s’lejohen në stadium deri më 7 tetor

Kampionati italian do të startojë pa praninë e tifozëve dhe do të vijojë kështu të paktën deri më 7 tetor, pasi tashmë kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur dekretin e ri të masave anti-Covid që ndalon mes të tjerash edhe hapjen e dyerve të stadiumeve.

Dekreti i masave nuk mund të ketë fuqi më tepër se 30 ditore, ndaj ky i firmosur ditën e djeshme nga kryeministri italian është i vlefshëm deri më 7 tetor, por nuk garanton rikthimin e tifozëve pas kësaj date.

Shumë klube kanë kërkuar që të fillohet praninë e tifozëve në numër të reduktuar dhe kanë marrë edhe miratimin e rajoneve përkatëse, siç ishte rasti i Juventusit, por dekreti i qeverisë e bën të pamundur këtë.

Tani është e sigurt që sfida si Lazio-Inter apo Juventus-Napoli do të luhen pa praninë e tifozëve, ndërsa zv. ministrja e Shëndetësisë pranoi dje se po punohet që dyert e stadiumeve të hapen për një numër të kufizuar tifozësh, duke nisur nga derbi i Milanos, i parashikuar për më 17 tetor.

(Kosova Sot Online)