Ky mund të jetë “klubi i ri” i Atdhe Nuhiut

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 13:12
Ky mund të jetë “klubi i ri” i Atdhe Nuhiut

Përkundër spekulimeve për një largim të mundshëm, sulmuesi kosovar mund ta vazhdojë eksperiencën në klubin aktual

Atdhe Nuhiu mund ta vazhdojë eksperiencën në Sheffield Wednesday.

Sulmuesi kosovar është në bisedime me klubin nga Championshipi anglez për vazhdimin e kontratës.

Përfaqësuesit kosovar i skadoi kontrata në fund të këtij sezoni dhe spekulohej për një largim të tij të mundshëm nga “Owls”.

31 vjeçari nga korriku ishte lojtar i lirë, por nuk arriti ta gjente një klub.

Sidoqoftë, trajneri i klubit nga Hillsborough, Garry Monk nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta rikthejë në ekip gjigantin e sulmit.

“Për momentin, ka mundësi. Kam respekt për Atdheun. Ishte fantastike të punoja me të. Por, ndërkohë po mendojmë ta rinojmë ekipin”, theksoi Monk.

Nuhiu ishte lojtar i rëndësishëm i Sheffieldit në shtatë vjetët e fundit.

Ai ishte titullar në humbjen e Kosovës nga Greqia ditë më parë.

(Kosova Sot Online)