Gjilani përforcohet me qendërmbrojtës kroat

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 14:36
Gjilani përforcohet me qendërmbrojtës kroat

“Skifterat” vazhdojnë të përfohen për sezonin 2020/2021, ku synojnë të jenë prapë protagonistë në Superligë.

Klubi i futbollit Gjilani vazhdon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.

Nënkampioni i Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin kroat, Ivan Fustar.

31 vjeçari ka eksperiencë ndërkombëtare pasi ka luajtur në Qipro dhe në Katar, përpos futbollit kroat.

Gjilanasit e konsiderojnë këtë si një përforcim të madh dhe një “armë” shtesë për kryetrajnerin Gentijan Mezani.

“Skifterat” synojnë të jenë të suksesshëm edhe në sezonin 2020/2021.

(Kosova Sot Online)