Morata ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi për tu bashkuar me Juventusin

  • S.A /
  • 08 September 2020 - 16:55
Morata ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi për tu bashkuar me Juventusin

Ndërsa Luis Suarez po shkon me shumë gjasa te Juventusi, atij mund t’i bashkohet edhe Alvaro Morata, për të cilin raportojnë mediat spanjolle dhe italiane se ka kërkuar të largohet nga Atletico Madridi.

Suarez është në negociata të avancuara me Barcelonën për të zgjidhur kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellë, por mund të shitet për një tarifë të ulët rreth 1.5 milion euro, gjë që ndodhi me Ivan Rakitic te Sevilla.

Ai mund të mos jetë i vetmi sulmues që vjen në Juve nga La Liga, sepse sipas Cuatro.com dhe Corriere dello Sport, Morata mund të rikthehet në Torino.

Spanjolli mbush 28 vjeç muajin e ardhshëm dhe kaloi dy vjet në Juventus nga 2014-16, kur Real Madridi e riktheu në klub fal klauzolës së riblerjes.

Morata që atëherë ka bërë lëvizje të mëdha duke kaluar te Chelsea dhe Atletico Madrid.

Sipas Cuatro.com, ai është i pakënaqur me mungesën e minutave dhe dëshiron një kthim në Itali.

Ai për të bërë këtë kalim ka edhe arsye personale, pasi gruaja e tij është italiane.

Sidoqoftë, Corriere dello Sport pohon se Atletico Madrid nuk po nxiton dhe kërkon për kartonin e tij rreth 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online )