Federata e Spanjës në “luftë” me La Ligën: S’ka ndeshje të premten e të hënën

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 18:52
Federata e Spanjës në “luftë” me La Ligën: S’ka ndeshje të premten e të hënën

Sezoni 2020/21 i La Ligas pritet që të fillojë të premten me ndeshjen Granada-Athletic Club, por Federata e Futbollit e Spanjës (REFEF) ka insistuar se ndeshjet e ligës nuk mund të luhen të premte apo të hënën.

Si e tillë, hapja e sezonit është në dyshim.

Tashmë ka një debat të ashpër në mes të RFEF dhe LaLiga për atë se a duhet të gjitha ndeshjet të zhvillohen apo jo në vikend të ligës apo ato të luhen edhe të premten apo të hënën në mbrëmje, me RFEF që është kundër La Ligas që është për të luajtur ndeshje të premteve dhe të hënën.

Një gjykatë komerciale kohëve të fundit ka shpjeguar që LaLiga duhet të negociojë me Federatën për të mbajtur të premteve apo të hënave ndeshje, megjithatë RFEF i kishte dhënë lejë për ndeshje të premteve dhe të hënave për ta përshtatur përfundimin e sezonit të ndërprerë gjatë 2019/20.

Kjo për shkak se shqrtësimi kryesor i RFEF është se ndeshjet të premten apo të hënën në mbrëmje ndikon në tifozët mysafirë, por tani kjo nuk është relavante sepse për momentin ndeshjet po zhvillohen pa tifozë.

Më 6 tetor, çështja do të kthehet në Gjykatë dhe LaLiga beson se ka një masë të madhe që do të vendos në favor të tyre.

Dy trupat do të takohen të dielën për të punuar në një kornizë ligjore për garën dhe duket se në këtë problem ata ende duhet të gjejnë zgjidhje.

Si të tillë, ka shumë mundësi që ndeshja e parë e sezonit nuk do të zhvillohet të premten në ora 21:00.

Duhet një marrëveshje në mes të dy palëve që kjo ndeshje të zhvillohet. 

(Kosova Sot Online)