Zyrtare: Roma e shet Schickun në Leverkusen

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 19:25
Zyrtare: Roma e shet Schickun në Leverkusen

Patrik Schick ka kompletuar transferin e tij nga Roma në Bayer Leverkusen për 26.5 milionë euro plus 10 për qind të shitjes se tij nëse ai ndërron klub

Sulmuesi e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në RB Leipzig, por ata nuk e shfrytëzuan opsionin për blerje, pasi që konsideronin se çmimi është i lartë.

Ish sulmuesi i Sampdorias, Schick ka bërë testet mjekësore sot dhe është zyrtarizuar në mbrëmje.

“Klubi mund të konfirmon se sulmuesi Patrik Schick ka kompletuar largimin e tij të klubi gjerman, Bayer Leverkusen”, shkruan në deklaratën e Romës.

“Çeku i është bashkuar Leverkusen pasi gjermanët kanë paguar 26.5 milionë euro për të”.

Si pjesë e marrëveshjes, Roma do të këtë të drejtë 10 për qind të shumës nëse sulmuesi shitet në një skuadër tjetër”.

(Kosova Sot Online)