Fituesi i Kupës së Botës shtrohet në spital

  • S.A /
  • 09 September 2020 - 09:51
Fituesi i Kupës së Botës shtrohet në spital

Fituesi i Kupës së Botës dhe i Serie A, Ciccio Graziani, është shtruar në spital për shkak se i ka thyer brinjët nga rrëzimi. Sipas mediave italiane, ai është dërguar në spitalin e Arezzos pasi është rrëzuar keq. 67-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares së Italisë që e fitoi Kupën e Botës në vitin 1982.Ai u shpall golashënuesi më i mirë në Itali në sezonin 1976-77, një vit pasi e fitoi titullin në Serie A me Torinon.

Graziani ka luajtur për Fiorentinën, Romën, me të cilën e fitoi Kupën e Italisë dy herë dhe për Udinesen. Pas pensionimit, ai ishte trajner i Fiorentinës, Ascolit, Regginës, Avellinos dhe Catanias.

(Kosova Sot Online )