CR…101, gola dhe rekorde, Ronaldo “mbreti” i ri i europës!

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 10:54
CR…101, gola dhe rekorde, Ronaldo “mbreti” i ri i europës!

C.Ronaldo nuk njeh as limite e as moshë, vijon të magjeps botën e futbollit me paraqitje fantastike dhe me gola fenomenal.

CR7 rikthehet titullarë me përfaqësuesen portugeze për të vendosur një rekord unik, falë dygolëshit të shënuar kundër Suedisë,

Ronaldo shndërrohet në lojtarin e parë në europë që arrin kuotën e 100 golave në përfaqësuese, madje e kaloi këtë shifër duke shkuar në 101.

Shifrat e yllit portugez tregojnë qartë lidhjen dhe ndikimin e tij të madh në kombëtaren luzitante, 101 gola në 17 vite e kanë shndërruar atë në një fenomen.

Ronaldo vihet tashmë në ndjekje të Ali Daei, rekordmeni iranian i cili ka realizuar 109 gola me përfaqësuesen.

Duke parë rendimentin e tij, 16 gola në 9 ndeshjet e fundit me Portugalinë, është thjeshtë çështje kohë që Ronaldo të shndërrohet në golashënuesin më të mirë të gjithë kohërave me fanellën e një ekipi kombëtarë.

Për kronike, dy golat e Ronaldës përballë Suedisë i dhuruar Portugalisë fitoren e dyte dhe kreun e grupit të tretë në Ligën e Kombeve me 6 pikë të plota.

(Kosova Sot Online)