Lexoni edhe:
Asistimi magjik i De Bruyne tregon për vizionin dhe percepcionin e jashtëzakonshëm të belgut
E marta mbrëma ishte një tjetër natë historike për Cristiano Ronaldon në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Sulmuesi i Juventusit e shënoi golin e 100-të dhe atë të 101-të për ekipin kombëtar të Portugalisë, në fitoren 2:0 kundër Suedisë në Ligën e Kombeve.
Të dy golat e tij ishte të jashtëzakonshëm dhe të rrallë.
Me këto dy gola, ai u bë vetëm futbollisti i dytë në botë që i shënon 100 apo më tepër gola për Kombëtaren.
Goli i tij i 100-të erdhi nga gjuajtja e lirë. Kjo goditje e përkryer.
Ndërsa ai i 101-ti ishte po aq mahnitës, një goditje nga jashtë zonës me një teknikë të përkryer në cepin e portës së portierit suedez.
Ronaldo tani ngel vetëm tetë gola larg Ali Daei, i cili është i pari më 109 gola të shënuara për Kombëtaren e Iranit.
Një video nga paraqitje e tij mbrëmë, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon sa mbresëlënës ishte ai.
Sa për t’jua kujtuar, Ronaldo është 35-vjeçar dhe kishte një muaj pa luajtur deri para kësaj ndeshjeje.
Cristiano Ronaldo vs Sweden ë pic.twitter.com/fauAA6HGuq
— OJBComps (@ojbcomps) September 8, 2020
(Kosova Sot Online )