Edhe një shtet tjetër po i hap dyert e stadiumeve për tifozë

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 13:16
Edhe një shtet tjetër po i hap dyert e stadiumeve për tifozë

Skocia është shteti i radhës që hap dyert për tifozët në shkallët e stadiumeve.

BBC raporton se autoritetet shtetërore kanë aprovuar kërkesën dhe masat e parashikuara të Federatës Skoceze të Futbollit. Dy ndeshjet Aberdeen-Kilmarnock dhe Ross County-Celtic do të luhen me tifozë.

Vetëm 300 persona do të lejohen të ndjekin dhe bëjnë tifozllëk në dy përballjet e kësaj fundjave (12 shtator).

Shifër e vogël, në Skoci nuk duan të nxitohen dhe rrezikojnë, por gjithsesi skuadrat do të kenë mundësinë të dëgjojnë disa britma dhe kore pas shumë kohësh dhe kjo është një gjë e mirë por edhe mund të shërbejë edhe si një sinjal për të tjera shtete europiane që nuk kanë ndezur ende dritën jeshile për të rikthyer tifozët në stadiume qoftë edhe në numër shumë të reduktuar.

(Kosova Sot Online)