PSG-ja e nis sezonin e ri në ligë me 8 mungesa të madh, shkaku i Covid-19

  • S.A /
  • 09 September 2020 - 13:40
PSG-ja e nis sezonin e ri në ligë me 8 mungesa të madh, shkaku i Covid-19

Paris Saint Germain do ta nisë me 8 mungesa sezonin e ri të Ligue 1 ku 7 prej tyre madje janë titullarë.

Kampionët e Francës të cilët do të zbresin në fushë të enjten e 10 shtatorit për ndeshjen e javës së 2-të ndaj Lens në program për t’u luajtur në fund të gushtit por që u shty me kërkesën e PSG, nuk do të kenë në dispozicion emra të rëndësishëm për shkak se plot 8 futbollistë janë prekur nga COVID-19 dhe duhet të qëndrojnë në karanatinë.

Në këtë listë bëjnë pjesë dy portierët Keylor Navas e Sergio Rico, por edhe treshja e frikshme sulmuese Neymar-Icardi-Mbappe ndërsa të prekur me koronavirus janë edhe Di Maria, Paredes e Marquinhos.

Të gjithë këta futbollistë u infektuan me koronavirus gjatë pushimeve verore, pas finales së Champions League ndaj Bayern Munich. Në këtë mënyrë trajneri i PSG, Thomas Tuchel do ta ketë shumë të vështirë të krijojë një 11-she kompetitive për sfidën ndaj Lens e cila do të jetë shumë e vështirë për parizienët.

(Kosova Sot Online )