Brdarovski i bashkohet kampionit të Kosovës

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 18:42
Brdarovski i bashkohet kampionit të Kosovës

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, përforcohet me një futbollist cilësorë.

"Brdarovski vishet bardh e kalter

Njeri nder lojtaret me te mire te Vardarit sot vishet bardh e kalter. Mbrojtesi i krahut te djathtë Vladica Brdarovski i lindur ne Manastir te Maqedonisë se Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nenshkruar me kampionin.

Berda ka nenshkruar kontratë nje vjeqare me mundesi vazhdimi edhe per nje vit tjeter dhe keshtu do ta perforcoje edhe me shume fazen e mbrojtjes!

Berdarovski per me shume se pese vite ishte pjese e Vardarit ku gjate kesaj periudhe arriti qe te shpallej tre here kampion dhe per shume sezone barti shiritin e kapitenit, gjithashtu deri ne vitin 2015 ishte edhe pjese e kombetares se Maqedonise se Veriut", njofton Drita.

(Kosova Sot Online)