Celina flet pas transferimit: Forza Dijon

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 19:52
Celina flet pas transferimit: Forza Dijon

Bersant Celina është transferuar sot në klubin e elitës franceze, Dijon

Kosovari është shprehur tepër i lumtur me transferimin, derisa kohëve të fundit nuk kishte pasur shumë hapësirë në klubin e tij të ri, Swansea.

“Jam i lumtur të ju lajmëroj që kam nënshkruar kontratë të re me Dijon FCO (Ligue 1, Francë). Jam shumë i gatshëm për kapitullin e ri në karrierë”, ka shkruar Celina në Facebook.

Futbollisti thuhet që u transferua të Dijon për më shumë se 3 milionë euro.

Dijon tha se ka nënshkruar kontratë me kosovarin për katër vite.

“Në Championship, ku ai ka luajtur, është një ligë shumë e vështirë dhe më shumë luftë fizike. Ai do të na sjell më shumë dinamizëm dhe do të jetë gati për t’i dhënë të gjitha. Por, ajo çfarë me pëlqen të ai është që luan me zemër. Ai është shumë teknik me top, eksploziv me goditje dhe shumë i mirë në zonën e kundërshtarit”, ka thënë Paguy Luyindula për aftësitë e Celinës. 

(Kosova Sot Online)